Prej 24 orësh vazhdon zjarri dhe tymi në Elbasan duke nxirë qiellin.
Zjarri gjigand përfshiu pikën e grumbullit të skrapit pranë ish-Metalurgjikut, ku tashmë operon “Kurum”.
Sipas dyshimeve paraprake, mendohet se zjarri u shkaktua nga plasja e një baterie në thellësi të skrapit.
Për zjarrfikësen nga toka ka qenë e pamundur që të shuhet, për këtë arsye po diskutohet ndërhyrja nga ajri.