-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dëshmia e edukatores: E godita për të marrë pjesë në mësim! Këmbën mund ta ketë dëmtuar te krevati

Kryesoret

Edukatorja Majlinda Dehima, e cila është nën hetim si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturve”, në polici ka deklaruar se e ka goditur vajzën 3-vjeçare, me vizore jo për të dëmtuar, por për ta bindur që të marrë pjesë në mësim.

“T’i çosh fëmijët në kopsht dhe t’i marrësh me kocka të thyera”! Protestë në Tiranë

Ajo ka shtuar se vajza e vogël nuk kishte vëmendjen dhe nuk përfshihej, ndryshe nga fëmijët e tjerë në klasë.

EMRAT/ Dhuna ndaj 3-vjeçares, pezullohet nga zëvendës shefi i komisariatit dhe dy punonjës policie

Po ashtu ajo ka pretenduar se e ka dërguar vajzën për të fjetur gjumë dhe më pas e vogla nuk ka pasur shqetësime.

Sipas saj, 3-vjeçarja ka fjetur për rreth 2 orë e gjysmë dhe kur është zgjuar, i ka shprehur shqetësime se ndjente dhimbje.

Vajza 3-vjeçe theu këmbën në kopshtin privat, policia merr edukatoren

Edukatorja thotë se e ka kuptuar se vajza kishte dëmtuar këmbën dhe pretendon se mund të ketë qenë dëmtuar tek krevati, pasi ka thënë se aty ka hapësira.

Dehima gjithashtu është shprehur se ka vënë në dijeni drejtoreshën e kopshtit privat për rastin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit