Opozita nuk heq dorë nga lufta parlamentare për të bllokuar komisionet, të cilat shumica socialiste i kaloi online duke vijuar diskutimin dhe miratimin e projektbuxhetit të vitit 2024.
Edhe ditën e sotme Garda ishte vendosur në hyrje të derës së Kryesisë së Kuvendit për të mos lejuar deputetët që kanë masë disiplinore, mes tyre Gazment Bardhi, Edi Paloka, Flamur Noka, etj. Por Sali Berisha tha se opozita nuk do të ndalet.
“Asgjë nuk do të mund të ndalë protestën e deputetëve të opozitës në mbrojtje, gjer në sakrificat më të mëdha të të drejtave Kushtetuese të qytetarëve shqiptarë që i kanë votuar ata.
Akti i djeshëm, regjistrohet si akti më i turpshëm në historinë e një parlamenti, kur Edi Rama urdhëroi Lindën e Parlamentit të mbyllë me gardistë, me dryn dyert e parlamentit që ata janë anëtarë dhe që kanë imunitetin e tyre” tha ai.
Beteja në komisione/ PD u fut nga dritarja, PS ia mbath online