Mediat britanike kanë publikuar pamjet e momentit të arrestimit të një shqiptari brenda në ‘shtëpitë e barit’. Policia ka kapur në flagrancë 20-vjeçarin Marisol Bezati. Në momentin që oficerët hyjnë brenda shtëpisë ku kultivohej kanabisi, shqiptari po kujdesej për bimët.
Ai trembet aq shumë kur shikon forcat e policisë, aq sa struket i trembur në divanin e tij. Bezati duket i shokuar teksa oficerët e ndalojnë dhe i vënë prangat. Shqiptari iu kërkon falje e shprehet se nuk di të flasë anglisht. “Më vjen keq, më falni”-thotë i frikësuar ai.