-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet 2024, si i lexojnë ekspertët anketimet

Kryesoret

Një anketim i ri në Shtetet e Bashkuara e tregon në avantazh ish-Presidentin Donald Trump në një përballje elektorale me Presidentin Joe Biden në shtetet kryesore për zgjedhjet e vitit 2024.

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell, votuesit shprehin shqetësimet e tyre për moshën e madhe të Presidentit Biden dhe për ekonominë, si dhe shqetësimet e reja për konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit.

Votuesit amerikanë janë të pavendosur një vit përpara votimeve për zgjedhjen e presidentit. Dhe Shtëpia e Bardhë është tashmë në dijeni.

Një anketim i ri i gazetës The New York Times dhe Kolegjit Siena parashikon se zoti Trump do të fitonte përballë zotit Biden në pesë nga gjashtë shtetet e lëkundura.

Anketuesit pyetën rreth çështjeve të zakonshme: abortin, ruajtjen e demokracisë, ekonominë, sigurinë kombëtare dhe emigracionin, por edhe se si e shohin votuesit menaxhimin nga Presidenti Biden të konfliktit Izrael-Hamas.

Të shtunën, dhjetëra mijëra protestues i bënë të qarta ndjenjat e tyre për këtë çështje duke u mbledhur përpara Shtëpisë së Bardhë për të shprehur pakënaqësinë e tyre me mbështetjen e Presidentit Biden për Izraelin.

Ai ndërkohë po udhëton në mbarë vendin për të paraqitur punën e administratës së tij për përmirësimin e jetës së amerikanëve.

Të hënën, në shtetin e tij Dellauer, ai lavdëroi një projekt zhvillimi prej 16 miliardë dollarësh përgjatë bregdetit të Atlantikut.

25 projekte të ndryshme, të gjitha për të ndërtuar korridorin verilindor, nga Bostoni në Uashington, janë pjesë të axhendës time për të investuar në Amerikë. Dhe kam luftuar për këtë për një kohë të gjatë,” tha Presidenti Biden./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit