-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekspertët: Rezerva për marrëveshjen e Shqipërisë për emigrantët

Kryesoret

Marrëveshja për emigrantët, e firmosur më 6 nëntor nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, shihet me shqetësim nga ekspertët e çështjeve të migracionit dhe sigurisë në Tiranë.

Opozita atje e kundërshton po ashtu dhe kërkon interpelancë urgjente me Ramën.

Për më tepër, Partia Demokratike paralajmëron se pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes, do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese të vendit në lidhje me të.

“Ky lajm vjen si surprizë në Shqipëri, pasi nuk ka pasur asnjë debat politik apo publik për një çështje kaq sensitive për qytetarët dhe për mbarë vendin,” thuhet në komunikatën e PD-së.

Me marrëveshjen e nënshkruar në Shëngjin, emigrantët që do të shpëtohen në Detin Mesdhe, do të strehohen në Shqipëri, ndërsa Italia do të financojë për ngritjen e qendrave për pritjen e tyre. Zbatimi i saj pritet të nisë pranverën e vitit të ardhshëm.

Sipas protokollit të publikuar nga Qeveria shqiptare, Italia do të depozitojë 16.5 milionë euro në një llogari të posaçme të Thesarit të Shqipërisë, si paradhënie për strehimin e emigrantëve.

Paqartësi për protokollin

Drejtuesi i Lëvizjes Evropiane në Shqipëri, Gledis Gjipali, thotë se ka shumë paqartësi për mënyrën se si do të zbatohet ky protokoll.

“Protokolli mes dy vendeve është i pari i këtij lloji, pra nuk ka praktika të ngjashme që të jenë miratuar dhe zbatuar dhe ka shumë paqartësi për mënyrën se si do të zbatohet”, thotë Gjipali për Radion Evropa e Lirë.

Ai e vlerëson faktin se Shqipëria është treguar bashkëpunuese, por thotë se beson se përfitimet nga kjo marrëveshje, do të shkojnë për Italinë./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit