Një aksident ka ndodhur në aksin Fier-Levan mëngjesin e sotëm.
Mësohet se makina me targa kosovare e topit “Opel” dhe një e tipit “Toyota” janë përplasur me njëra-tjetrën.
Policia raporton se aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Si pasojë janë krijuar dhe radhë të gjata trafiku pasi ky aks njihet dhe për qarkullimin e rënduar që ka.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë lagështira e lartë në rrugë por dhe fushëpamja e kufizuar për shkak të shiut të dendur.
Policia vazhdon të jetë në vendngjarje për të hetuar shkaqet e mundshme të aksidentit.