Dita e djeshme ka regjistruar një sherr me grushte në fshatin Çërravë, Pogradec, aty ku një grup të rinjsh është përfshirë konflikt me mjete të forta.
Nga përplasjet kanë ngelur të plagosur 2 të rinj, njëri prej të cilëve jashtë rrezikut për jetën, ndërsa janë arrestuar 2 të tjerë.
Mësohet se i riu me inicialet H.L., 17 vjeç ka goditur me kaçavidë 23 vjeçarin me inicialet M.L., i cili është dërguar menjëherë ne Spitalin e Traumës Tiranë.
Nga i njëjti sherr ka ngelur i plagosur dhe 22 vjeçari me inicialet J.L., i goditur me kaçavidë nga E.L.,23 vjeç, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Pjesë e sherrit kanë qenë dhe dy të rinj të tjerë por që nuk kanë marrë asnjë dëmtim.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur për arsye të dobëta ndërsa H.L., dhe M.L., janë shoqëruar në komisariat nga forcat e policisë.