-sidi education-spot_img
35.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mjegulla vështirëson qarkullimin në kukës dhe kosovë, policia bën thirrje për kujdes

Kryesoret

Kukësi ka nisur fundjavën e mbuluar nga mjegulla e dendur, një fenomen që ka mbajtur nën mbizotërim zonën gjatë gjithë javës dhe ka vështirësuar lëvizjen e automjeteve.

Mjegulla ka mbuluar disa segmente rrugore, duke krijuar kushte të pasigurta dhe rrezik për aksidente.

Fatmirësisht, deri tani nuk janë raportuar incidente, por autoritetet rrugore kanë apeluar për kujdes të shtuar.

Policia rekomandon që drejtuesit e mjeteve të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të përdorin dritat e mjegullës, sidomos në zonat me terren të ulët, ku mjegulla është më e dendur.

Po ashtu, fenomeni ka prekur edhe shumë zona të Kosovës, ku dukshmëria është ulur ndjeshëm, duke e bërë qarkullimin më të rrezikshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit