-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkrimi që “nxin” Shqipërinë: Italia po i çon emigrantët në “gojën e ujkut”

Kryesoret

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për të sjellë emigrantët afrikanë në Shëngjin ka shqetësuar autoritetet ligjzbatuese në Romë. “La Repubblica” ka botuar një artikull me frikën e autoriteteve për trafikun e emigrantëve. “Nga trafiku i drogës tek pastrimi i parave, klanet dominojnë në anën tjetër të Adriatikut”. Ky është titulli i artikullit referuar Shqipërisë.

Një nga hetuesit italianë që e njeh, sipas gazetarit që ka publikuar shkrimin, më së miri kufirin mes krimit të organizuar dhe emigracionit të paligjshëm në Itali e nis duke thënë “po shkojnë në gojën e ujkut”. Frika është për mafien që kontrollon trafikun e emigrantëve.

“Emigracioni klandestin dhe trafikimi i qenieve njerëzore”, shkruan Drejtoria e Hetimit Antimafia në raportin e fundit, “është një nga bizneset kryesore të grupeve kriminale shqiptare përmes kanalit të Otrantos, të varkave me emigrantë të shumtë, kryesisht iranianë, pakistanezë, irakianë, egjiptianë, sirianë dhe afganë”. “Pikërisht ato që Qeveria kërkon të rikuperojë në Mesdhe dhe t’i sjellë në brigjet shqiptare” thotë artikulli.

“Mënyra se si funksionon sistemi është dokumentuar mirë nga një operacion i kryer nga Guardia di Finanza dhe i koordinuar nga prokuroria e Leçes: katër grupe të organizuara, me një bazë logjistike në Shqipëri, rekrutuan emigrantë përmes chat-it (ata kishin krijuar një grup në Facebook) të cilët ishin bllokuar në Greqi apo Turqi. I morën, i shoqëruan në një hotel në Tiranë dhe më pas u organizua transporti i paligjshëm për në Itali: kostoja ishte gjashtë mijë euro.

Tashmë është fakt që krimi i organizuar shqiptar përfaqëson një nga alarmet kryesore globale. Dhjetëra hetime të kryera fillimisht në Itali dhe më pas në pjesën tjetër të Evropës e kanë dokumentuar këtë. Të gjithë ekspertët kryesorë të mafias e kanë përsëritur prej disa kohësh: nga prokurori i rrethit, Giovanni Melillo, deri te kreu aktual i prokurorisë së Napolit, Nicola Gratteri, i cili kur ishte ende në Kalabri kishte identifikuar grupet e Tiranës në lidhje me trafikun e kokainës.

Sot shqiptarët – klanet kriminale të të cilëve kanë struktura të ngurtë familjare, dhe për rrjedhojë shumë të vështirë për t’u depërtuar – janë ndoshta të vetmit, ose të paktën më të pajisurit, të aftë të flasin drejtpërdrejt me narkot e Amerikës së Jugut dhe të merren me transportin e tonelave droge në Evropë. Ata morën portet e Antwerpen, Roterdam, Hamburg. Ata janë infiltruar duke arritur nivelet më të larta: në Ekuador ka një alarm specifik për shkallën e korrupsionit të klasës sunduese në duart e klaneve të Tiranës.

Trafikimi ka prodhuar miliarda euro në arkat e familjeve shqiptare, të cilat, duke përfituar nga legjislacioni jo i paqortueshëm kundër pastrimit të parave në vend, po investojnë ku të munden. Rezultati është i qartë për këdo që bën një turne në qytetet shqiptare: fëmijë me super makina, investime të jashtëzakonshme në pasuri të paluajtshme. Dhe tani edhe bumi i madh në turizëm, i cili, siç dokumentojnë hetimet e vazhdueshme në Itali, është kanali i përsosur për pastrimin e parave” thuhet ndër të tjera në artikull.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit