Tirana dhe Teuta do të zbresin sot në parket për finalen e Superkupës në basketboll për meshkuj, takim që do të startojë në orën 17:30 në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në Durrës.
Bardheblutë e Erkand Karajit vijnë në këtë ndeshje nën petkun e kampionëve në fuqi, ndërsa bregdetarët e Nikola Milatoviçit si fitues të Kupës.
Tirana është ekipi i rekordeve sa u përket sukseseve në Superkupë, një kompeticion i cili zhvillohet prej vitit 1999.
Bardheblutë regjistrojnë tetë trofe të këtij kompeticioni teksa triumfi i fundit daton në vitin 2017.
Teuta nga ana tjetër prezantohet si fituesja në fuqi e Superkupës teksa mban këtë titull prej vitit 2018 duke triumfuar plot 4 herë radhazi me përjashtim të vitit 2020. Vit në të cilin kompeticioni nuk u zhvillua.
Pritet të jetë një përballje emocionuese, ashtu sikurse kanë rezultuar gjithnjë sfidat ndërmjet kryeqytetasve dhe durrsakëve gjatë viteve të fundit.