Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme është takuar me Presidentin francez Emmanuel Macron, lidhur me këtë ka ardhur një reagim nga eurodeputetja Manon Aubry.
Me anë të një postimi në rrjetin X, Aubry kritikoi mbështetjen e Francës ndaj qeverisë shqiptare, duke u shprehur se nuk duhet ti jepet një çek të bardhë një vendi që po shet interesat e tij ndaj oligarkëve dhe investitorëve të huaj.
“Edi Rama, kryeministri shqiptar, u prit dje nga Macron, ndërkohë që Shqipëria është në revoltë prej 23 ditësh. Franca nuk duhet t’i japë çek të bardhë një qeverie që po e shet vendin e saj interesave të Trump-it dhe oligarkëve. Rroftë Revolucioni i Flamingove Rozë!”, shkruan Aubry në X









