-sidi education-spot_img
27.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestat në Tiranë/ Veteranët e UÇK: Mos i keqpërdorni simbolet tona për qëllime politike!

Kryesoret

Kreu i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka reguar lidhur me protestat masive që po mbahen prej ditësh në Tiranë, duke kërkuar të mos përdoren simbolet e luftës çlirimtare për qëllime politike.

Postimi i Gucatit

Veteranët e UÇK-së iu bëjnë thirrje protestuesve në Tiranë: Mos i keqpërdorni simbolet e UÇK-së për qëllime politike

Prishtinë, 22 qershor 2026 – Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së shpreh publikisht shqetësimin e saj për përpjekjet e vazhdueshme për manipulim politik dhe instrumentalizim të simboleve të UÇK-së në protestën disaditore në Tiranë.

Është e papranueshme dhe fyese për dinjitetin e luftës sonë që në emër të UÇK-së, të flasin dhe të paraqiten individë apo grupe që për vite me radhë kanë tentuar ta zbehin, ta devijojnë dhe t’ia ulin vlerën luftës sonë çlirimtare.

OVL e UÇK-së rithekson me përgjegjësi të plotë se kauza e UÇK-së nuk është dhe nuk mund të jetë instrument i asnjë agjende politike të ditës apo i interesave të ngushta personale e partiake.

OVL e UÇK-së u bën thirrje organizatorëve të protestës në Tiranë që ta garantojnë integritetin e protestës dhe të mos lejojnë asnjë përpjekje për manipulim, keqpërdorim apo vetëdeklarim të rremë në emër të ish-ushtarëve apo veteranëve të UÇK-së.

UÇK-ja është pjesë e historisë së lirisë dhe sakrificës së popullit tonë dhe duhet trajtuar me respekt, jo për përfitime politike.

Rama u takua me Macron/ Eurodeputetja franceze: S’duhet mbështetur një qeveri që po shet Shqipërinë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit