Pasi dhuroj një paraqitje mjaftë dinjitoze në gjykimin e sfidës mes Young Boys- RB Leipzig, e vlefshme për fazën e grupeve në UCL, Enea Jorgji do të drejtojë një tjetër sfidë me peshë europiane.
Arbitri shqiptar është përzgjedhur për të vendosur drejtësi në përballjen e Sporting Lisbonës dhe Rakow, sfidë e vlefshme për fazën e grupeve në Europa League.
Sonte në mbrëmje në orën 21:00, Jorgji do të zbresë në fushën portugeze së bashku me stafin e tij, anësorë, Denis Rexha, Ridiger Çokaj dhe gjyqtarin e katërt, Florian Lata, për të dhuruar një tjetër paraqitje dinjitoze.
Një tjetër sukses i jashtëzakonshëm ky për arbitrat shqiptar, që duket se po fitojnë gjithnjë e më shumë terren në kompeticionet e rëndësishme evropiane.