-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E kërkoi SHBA, Izraeli nis pauzat 4 orëshe në Gaza

Kryesoret

Shtëpia e Bardhë tha se Izraeli do të fillojë zbatimin e pauzave humanitare katër-orëshe gjatë sulmeve ndaj Hamasit në Gazën veriore. Presidenti Joe Biden i kishte kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të zbatonte pauza ditore gjatë sulmeve në një telefonatë të hënën.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha se pauza e parë humanitare do të shpallej të enjten dhe se izraelitët ishin zotuar t’i shpallnin ato të paktën tre orë përpara hyrjes së tyre në fuqi.

Izraeli tha se po hapte gjithashtu një korridor të dytë për civilët që të largoheshin nga zonat që janë objektiv aktual i fushatës ushtarake kundër Hamasit, përmes një rruge bregdetare që lidhet me autostradën kryesore veri-jug në Rripin e Gazës.

Presidenti Biden u tha gjithashtu gazetarëve se ai u kishte kërkuar izraelitëve një “pauzë më të gjatë se tre ditë” gjatë negociatave për lirimin e disa pengjeve të mbajtura nga Hamasi, megjithëse ai tha se “nuk kishte asnjë mundësi” për një armëpushim të përgjithshëm.

I pyetur nëse ai ishte i zemëruar nga zoti Netanyahu për vonesat në fillimin e pauzave humanitare, Presidenti Biden tha: “U desh pak më shumë kohë nga sa shpresoja”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit