-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kjo është ‘bombë sociale”! Italianët vijnë në Shëngjin: Këtu do të rrinë emigrantët

Kryesoret

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për të sjellë emigrantët në Shëngjin vazhdon që të jetë kryefjalë e debateve në të dyja anët e Adriatikut dhe jo vetëm.

Mediat italiane kanë shkuar në Shëngjin për të parë nga afër vendin në Gjadër ku parashikohet që të qëndrojnë emigrantët dhe të pyesin qytetarët se çfarë mendojnë. Banorët nuk janë dakord duke evokuar rrezikun e një “bombë sociale” .

Shëngjini do të bëhet një kamp si Guantanamo apo Lampedusa dhe policia nuk do të mund të menaxhojë të gjithë fluksin”, shpjegon një peshkatar për mediat italiane.

Sipas marrëveshjes dypalëshe, deri në pranverën e ardhshme, sipërfaqja prej 300 hektarësh do të jetë objekt i një rinovimi të madh të financuar nga Italia.

Megjithatë, qytetarët janë të shqetësuar se struktura do të bëhet një qendër pritjeje e përhershme për të gjithë ata emigrantë që nuk do të mirëpriten në Bashkimi Europian.

Protokolli Itali-Shqipëri në fuqi për 5 vjet. Protokolli është një dokument 9 faqesh, gjithsej 14 nene, i cili do të qëndrojë në fuqi për 5 vjet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit