Arjanit Rizaj u ekzekutua me armë në Guayaquil të Ekuadorit. Ngjarja ka ndodhur më 9 Nëntor rreth orës 20:30. Sipas mediave ekuadoriane, shqiptari u ekzekutua teksa ndodhej brenda makinës së tij të parkuar. Sipas dëshmitarëve, autorët kanë qenë me motor. Pas ekzekutimit, ata u larguan me shpejtësi me të njëjtin mjet. 53-vjeçari u qëllua me 9 plumba pistolete. Nga hetimet e deritanishme është bërë e ditur se Arjanit Rizaj ka qenë duke pritur bashkëshorten e tij, e cila ndodhej në spitalin ‘Luis Vernaza’, për të takuar të atin e saj që ishte i shtruar aty.
Dëshmitarët, të tmerruar nga skena makabre, tentuan të ndihmonin 53-vjeçarin. Por edhe pse spitali ishte aty pranë, fatkeqësisht Arjanit Rizaj nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve. Bashkëshortja e viktimës u tha hetuesve se Arjanit Rizaj nuk punonte dhe se në vend qëndronte pa dokumente legale. Sipas saj, 53-vjeçarit i dërgonte para i vëllai nga Kanadaja ose persona të tjerë nga Shqipëria.
Kush e qëlloi? Flet gruaja e shqiptarit që u vra brenda makinës: Lekët i vinin nga atdheu
Policia ekuadoriane është duke hetuar shkaqet e vrasjes. Vrasja e Arjanit Rizajt ka ndodhur në të njëjtën ditën kur në Turqi u arrestua Dritan Rexhepi, i kërkuar nga Shqipëria dhe Italia për një sërë veprash të rënda penale që nga ajo e vrasjes me dashje, rrëmbim e deri tek trafiku ndërkombëtar i drogës. Dritan Rexhepi ishte larguar nga Ekuadori drejt Turqisë.
VIDEO-Britma dhe ulërima, shqiptari i shtrirë në derën e spitalit, makina “shoshë” nga plumbat