-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Refugjatët? Berisha: Blof i Ramës, s’i mori plotfuqinë Presidentit, refuzova irakianët

Kryesoret

Sali Berisha jo vetëm që është kundër, por deklaron se marrëveshja e Shqipërisë me Italinë për emigrantët është blof i Edi Ramës. Ai shprehet se mes disa shkeljeve që ka kjo marrëveshje kryesorja është që kreu i qeverisë nuk ka marrë plotfuqinë e Presidentit, pasi bëhet fjalë për territorin e Shqipërisë.

Ky është një blof i Edi Ramës. Unë iu rekomandoj që të lexoni ligjin e marrëveshjeve. Kapitullin e plotfuqisë dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në këto marrëveshje nuk mund të përjashtohet presidenti pasi kanë të bëjnë me territorin dhe Presidentin.

Kreu i shtetit është suprem. Më pas me ligjin e vetë Ramës u vendos që plotfuqinë delegacionit ia jep presidenti. Firmosjen e dokumentit, plotfuqinë, ose e firmos e vetë presidenti, ose i jep plotfuqinë kryeministrit ose ministrit të jashtëm, njëlloj.

Rama ka shkelur me të dyja këmbët ligjin dhe frymën e kushtetutës. Rama e shmangu totalisht Presidentin. Kjo është cështje primarisht dhe nuk ka vlerë vetëm në këtë formë që them unë” tha Berisha. E cilësoi marrëveshje për interesa personale. “Së dyti, Edi Rama i damkosur, përpiqet që të bëjë shoping për mbështetje për të shpëtuar nga burgu me aferën Mcgonial”.

Tha se nuk është dakord që të bëhen protesta për këtë marrëveshje. “Për protesta unë nuk jam sepse Italia ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, dy herë më të madh sesa është ai monetar”. Në fund tregoi se një marrëveshje të tilla ia kishte kërkuar SHBA për të sjellë irakenë. “Kur na është kërkuar, një facilitet i tillë nga aleati kryesor strategjik gjatë kohës në Irak, unë me gjithë ndenjat miqësore, nuk e kam pranuar dhe nuk kam krijuar asnjë. Janë kryer operacione të tjera. Por këtë nuk e kam pranuar. Sepse nuk e lejon kushtetuta dhe të drejtat e njeriut” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit