“Quhet Dritan Rexhepi dhe njihet edhe si “Pablo Escobari” shqiptar. Një trafikant i njohur ndërkombëtar, ai u gjurmua dhe u arrestua në lagjen Beylikduzu të Stambollit në fund të një operacioni kompleks të inteligjencës të koordinuar nga Shërbimi Ndërkombëtar i Bashkëpunimit Policor me Sekretariatin e Përgjithshëm të Interpol Lionit, Shërbimin Qendror Operativ të Policisë së Shtetit italian dhe zyrtarëve të Firences”.
Kështu shkruan në një artikull ditën e sotme media italiane “Lanazione” për arrestimin e Dritan Rexhepit në Turqi që kërkohet nga disa shtete. Autoritetet italiane që ishin vendimtare me informacionin për arrestimin e Rexhepit kërkojnë ekstradimin e tij për ta hetuar dhe dënuar për operacionin “Bello” që kulmoi me sekuestrimin e miliona eurove kokainë. Por Rexhepi kërkohet edhe në atdhe, Ekuador dhe disa shtete të tjera. Fjalën e ka drejtësia turke se ku do ta dorëzojë njeriun që deri tani është arratisur nga tre burgje.









