-sidi education-spot_img
18.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vijon prej tre orësh protesta para Kryeministrisë kundër ndërtimeve në Zvërnec

Kryesoret

Prej rreth tre orësh po vijon para Kryeministrisë protesta kundër projektit të ndërtimit në Zvërnec, ku qytetarë, aktivistë dhe ambientalistë kanë kërkuar ndalimin e projektit dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Kjo është dita e tretë radhazi e protestave të organizuara për këtë çështje, të cilat nisën pas ngjarjeve të 30 majit në Zvërnec, ku u raportuan përplasje mes qytetarëve dhe punonjësve të një kompanie private sigurie.

Gjatë tubimit, protestuesit kanë refuzuar ftesën e kryeministrit për dialog, duke vijuar me thirrje dhe pankarta kundër qeverisë. Ata shprehen se kundërshtojnë projektin dhe kërkojnë më shumë transparencë mbi zhvillimet që prekin zonën e mbrojtur të Zvërnecit.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj protestuesve gjatë ngjarjeve të fundit, ndërsa ka mbrojtur investimin, duke argumentuar se projekte të tilla ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në rritjen e të ardhurave kombëtare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit