-sidi education-spot_img
29.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Nikolla, 12 milionë Euro luks, udhëtime dhe qoka

Kryesoret

Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në selinë blu, Genta Vangjeli ka vendosur në shënjestër kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla. Ajo denoncoi se në 10 muajt e këtij viti, Lindita Nikolla dhe firma e saj u “ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 12.8 miliardë lekë ose mbi 12 milionë euro”.

Pjesa më e madhe, sipas Vangjelit janë për “udhëtime, dieta, pritje e përcjellje, vetëm për 10 muaj të këtij viti, do të konvertohej në pagesa pensioni, 64 mijë pensionistë do të përfitonin 200 euro pension në muaj”.

Partia Demokratike, thotë zyrtarja e selisë blu nuk propozon mospagimin e punonjësve të Kuvendit, “por nuk i përligj shpenzimet për arredime zyrash, pritje e përcjellje, udhëtime luksi të kryeparlamentares nëpër botë bashkë me ekipin e saj”.

Lindita Nikolla ka firmosur për vitin 2023 këto shpenzime sipas denoncimit të PD:

– Paga për punonjës të miratuar në organikë dhe punonjës me kontratë për kohë të kufizuar: 7.5 miliardë lekë

– Kompensime për anëtarët e parlamentit dhe zyrtarë të tjerë të zgjedhur: 1.6 miliard lekë

– Shpenzime për mbështetje financiare të menjëhershme të punonjësve për zbutjen e impaktit të krizës: 26 milion lekë

– Shpenzime për ekzekutim te vendimeve gjyqësore për largim të padrejtë nga puna: 63 milionë

– Shpenzime për honorare: 47 milion

– Shpenzime për pritje dhe përcjellje: 80 milion lekë

– Udhëtime të brendshme (ku përfshihen kompensime shpenzimesh për deputetë dhe dieta stafi): 520 milionë lekë

– Udhëtime jashtë vendit: 522 milion lekë

– Karburant dhe vaj: 78 milionë lekë

– Të tjera shpenzime operative dhe tendera ku sigurisht nuk mungojnë qokat milionëshe për kompani të lidhura me baxhanakun e Kryeministrit Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit