Foto ilustruese
U arrestua sot në Cërrik Alfred Ngjela për vdekjen e djeshme të 61-vjeçarit i cili humbi jetën si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike.
Akuza që qëndron mbi të është “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë “. Sipas hetimeve ai nuk ka marrë masa për stakimin e energjisë elektrike në nënstacionin e zonës ku po punonte viktima.
Gjithashtu do të gjykohet në gjendje të lirë G. S shefi i ekipit të OSHEE-SË, 31 vjeç, banues në Elbasan pasi akuzohet për shpërdorim detyre.
61 vjeçari pati ditën e djeshme një vdekje tragjike në vendin e punës pasi do të riparonte një defekt në kabinën e fshatit Muçan. Gjatë procesit të punës ai ra në kontakt me rrymën elektrike ku si pasojë gjeti vdekjen e menjëhershme.