-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dokumenti/ Raporti nxjerr një “thes” me mangësi: Kush po e ndot ajrin në Tiranë

Kryesoret

Ajri i ndotur vazhdon që të jetë një kërcënim serioz për jetën e qytetarëve. Po cili është burimi kryesor i kësaj ndotje dhe çfarë po bën qeveria për të uljen nivelin e ndotjes? “5Pyetjet.al” publikon raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit që ka bërë në disa institucione për të zbuluar ndikimin e mjeteve të transportit rrugor në cilësinë e ajrit.

Periudha objekt auditimi ka qenë 2019-2022. Institucionet subjekt i këtij auditimi kanë qenë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor.

Nga auditimi ka rezultuar se masat e marra nga institucionet përgjegjëse nuk kanë qenë plotësisht të mjaftueshme për të përmirësuar sektorin e transportit rrugor dhe për rrjedhojë cilësinë e ajrit. Angazhimet e institucioneve përgjegjëse, sipas auditit duhet të orientohen drejt rinovimit të flotës së mjeteve rrugore.

Më konkretisht ka rezultuar se flota e mjeteve të transportit rrugor nuk ka pësuar ndryshime pozitive në drejtim të uljes së moshës mesatare të mjeteve rrugore si dhe të përdorimit të karburanteve me ndikim të ulët në cilësinë e ajrit.

Qeveria, thotë KLSH,nuk ka transpozuar një sërë direktivash të BE-së të rëndësishme për nxitjen dhe përdorimin e mjeteve me karburant alternativ. Gjithashtu në dokumentet e saj strategjike të miratuara, ajo nuk ka specifikuar objektiva, aktivitete dhe targete të matshme e të arritshme. Ndaj dhe vlerësimi për arritjen apo jo të masave ajo ka parashikuar mbetet subjektiv dhe i pa mundur, vijon më tej raporti.

Gjithashtu sipas KLSH-së, mungesa e iniciativave të përbashkëta midis Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ka sjellë mos përthithjen e fondeve të tilla dhe për rrjedhojë mos mbështetjen financiare të objektivave dhe masave të parashikuara në dokumentet politike respektive. KLSH kërkon përmirësimin e situatës sa i përket rinovimit të flotës së mjeteve rrugore, përmirësimin e sistemit të monitorimit të cilësisë së ajrit për të ofruar të dhëna sa më të sakta.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit nuk kanë monitoruar dhe raportuar mbi zbatimin e Planit Kombëtar të Menaxhimit të Cilësisë së Ajrit. Në këtë program buxhetor nuk ka asnjë shpenzim të dedikuar për ndikimin e transportit rrugor në cilësinë e ajrit pavarësisht faktit se ndërtimi i rrugëve të reja me standarde bashkëkohore ka një kontribut në përfitim të cilësisë së ajrit.

Evidentohet nivel i ulët i realizimit të shpenzimeve për mirëmbajtjen e stacioneve të monitorimit të cilësisë së ajrit. Rreth 70% e totalit të mjeteve rrugore përbëhet nga mjete me naftë. Mosha mesatare e flotës së mjeteve rrugore për vitin 2022 është 18 vjet. Për 3 vitet e fundit (2020-2022) vërejmë rritje të moshës mesatare me të paktën 1 vit krahasuar me vitet e mëparshme” thotë raporti që ka lexuar “5Pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit