Një 44-vjeçar është arrestuar në Tiranë për armëmbajtje. Ai është ndaluar duke qarkulluar me makinë dhe brenda së cilës nga kontrolli iu gjet dhe sekuestruan dy armë zjarri pistoleta, njëra prej tyre me fishek në fole, gati për qitje, një silenciator, krehra e municion luftarak.
Nga verifikimet e kryera dyshohet se 44-vjeçari, pasi ka siguruar armët e zjarrit në Kosovë, dyshohet se i ka trafikuar ato në Shqipëri, me qëllimin shitjen e tyre, te persona të tjerë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.