Autoritetet në Itali ia dolën të kthenin në një cirk në afërsi të Romës një luan që ishte arratisur dhe endej për orë të tëra në rrugët e Ladispolit.
Kryebashkiaku Alessandro Grando, i cili menaxhon qytetin me rreth 40.000 banorë, u bëri thirrje bashkëqytetarëve të shtunën në mbrëmje që të mos dalin nga shtëpia derisa policia dhe stafi i cirkut të kapin të arratisurin.
❗️The mayor’s office of #Ladispoli reports that the lion has been captured. They were able to tranquilize him and capture him. Now he will be sent back to the circus.
#Italy #Rome #escape #circus #Lion pic.twitter.com/wpGKUHVPQu
— Alexandru Judeu (@AlexandruJudeu) November 11, 2023
Në orën 22:30, më shumë se pesë orë pas mesazhit të parë për qytetarët, Grando njoftoi në faqen e tij në Facebook se luanin e kishin qetësuar dhe kishin kapur.
VIDEO/ Luani arratiset nga cirku, qytetarët italianë përjetojnë tmerr
“Tani për të do të kujdeset stafi i cirkut,” shtoi kryebashkiaku dhe falënderoi urgjencën dhe vullnetarët për ndihmën e dhënë në orët e shqetësimit të madh.
“Shpresoj që ky episod të zgjojë ndërgjegjen dhe përfundimisht t’i japim fund shfrytëzimit të kafshëve në cirk,” ka shkruar kryebashkiaku.
Suivi – Le lion errant à #Ladispoli a finalement été capturé 🦁#italia pic.twitter.com/WxpUFiWofe
— LesNews (@LesNews) November 11, 2023