-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Tifozët çajnë rrjetën, gjyqtari qëllohet me stol në kokë, autori në kërkim

Kryesoret

Policia e Fierit ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim një 35-vjeçar, banues në Tiranë, i cili akuzohet se qëlloi me stol arbitrin e ndeshjes Apolonia-Vlora, që u zhvillua ditën e djeshme. Sikur duket nga pamjet në momentet e tensionit një stol fluturoi nga shkallët e stadiumit “Loni Papuciu” duke kapur njërin nga prej arbitrave, Blerim Zirin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier po punojnë për kapjen e shtetasit A. Xh., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 11.11.2023, rreth orës 16:30, pas përfundimit të ndeshjes së futbollit Apollonia-Vora, ka dëmtuar stolat e stadiumit “Loni Papuciu” dhe me njërin prej tyre, ka goditur gjyqtarin e ndeshjes, Blerim Zirin 44 vjeç” thotë policia.

Blerim Ziri humbi ndjenjat dhe u rrëzua në tokë për disa sekonda. Pas marrjes së ndihmës së shpejtë nga stafi mjekësor, arbitri është përmendur. Gjithashtu në videon është dokumentuar revolta e tifozëve që kanë shkatërruar edhe hekurat ndarëse të fushës duke tentuar të hyjnë në fushë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit