-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Denoncimi i katërt! Nëna shkon në polici: Drejtoresha dhe mësuesja më rrahën djalin

Kryesoret

Një 41-vjeçare ka shkuar dhe ka denoncuar ditën e sotme në drejtorinë e policisë Tiranë se dyshon që gjatë muajit tetor, drejtoresha e shkollës dhe mësuesja kujdestare i kanë rrahur djalin e mitur. Shkolla nëse është private apo publike nuk jepet nga policia.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasja I. A., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshon se në muajin tetor, mësuesja kujdestare dhe drejtoresha e shkollës që frekuenton djali i saj i mitur, kanë ushtruar dhunë ndaj tij” thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thekson se grupi hetimor po kryhen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ky është denoncimi i katërt brenda pak ditëve. Fillimisht ishte rasti i edukatores në zonën e “Ali Demit” që u pasua nga dy të tjera në çerdhe dhe kopshte.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit