-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Veliaj, dherat e kullës dhe thjeshtra e Ramës

Kryesoret

Sali Berisha deklaroi se kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj paguoi vetë tarifën për dherat dhe inertet e kullës që zhduku Sahatin e Tiranës. Kjo, sipas ish-kryeministrit ndodhi sepse projektuesi i kullës që i zhduku Sahatin është një vajzë tiranase, “kjo është thjeshtra e parë e vendit, Rea Xhillari, vajza e familjes Rama” tha ai.

“Me datën 20 maj të vitit 2019, gjithnjë fjala është për korrupsionin e familjes së kryemafiozit, Edi Rama dhe mëkëmbësit të tij, Erion Veliaj. Këtu do të sjell një rast të pastër korruptiv, se si Veliaj përjashton, apo paguan vetë tarifën për dherat dhe inertet, të kullës që zhduku Sahatin e Tiranës.

Erion Veliaj, siç merret vesh nga një email sekret i zbuluar së fundmi, ka urdhëruar që kësaj kulle, dherat t’i depozitohen pa kërkuar që privati të paguajë depozitimin e tyre si të gjithë ndërtuesit e Tiranës.

Kjo ndodh sepse projektuesi i kullës që i zhduku Sahatin, simbolin më të arrirë kryeqytetit, është një vajzë tiranase, është një kompani në të cilën punon një vajzë tiranase me një pushtet të jashtëzakonshëm, që qëndron mbi ligj, mbi Kushtetutë dhe mbi çdo gjë. Kjo vajzë është Thjeshtra e Parë e vendit, Rea Xhillari, vajza e familjes Rama.

Kështu, me datën 20 maj të vitit 2019, Ana Lloshi, vartësja e Taulant Tushës, drejtor i Përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, i dërgon një email Namik Simixhiut, drejtor i mbetjeve, vartës direkt i Erion Veliajt, ku i shprehet se ka disa problematika në lidhje me rakordimin e depozitimit të mbetjeve” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit