-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarri shuan familjen në Londër

Kryesoret

Gjatë mbrëmjes së djeshme sipas BBC zjarri në lagjen Houslow, në Londrën perëndimore, i ka marrë jetën një familje prej pesë anëtarësh.

Shtëpia 2 katëshe ku ata jetonin u përfshi nga flakët ku shkrumboi gjithçka. Pasi zjarrfikësit arritën të hynin në banesë, gjetën pesë persona në katin e parë të shtëpisë, të cilët u shpallën të vdekur në vendngjarje.

Vetëm një burrë i cili jetonte në katin e dytë arriti të shpëtonte. Ai u dërgua menjëherë në spital. Lëndimet e tij nuk besohet të jenë kërcënuese për jetën, tha Policia e Meta. Rreth 70 zjarrfikës dhe dhjetë makina zjarrfikëse ishin në vendngjarje. Aktualisht autoritetet e kanë ende të paqartë se çfarë e shkaktoi zjarrin.

Drejtuesi i Zjarrfikësve në Londër Andy Roe ka shprehur ngushëllimet e tij. Ai tha: “Ky është një incident tmerrësisht i trishtë dhe mendimet e të gjithë neve në Brigadën e Zjarrfikësve të Londrës janë me familjen, miqtë dhe të gjithë ata që janë prekur në këtë kohë të vështirë. Shkaku i zjarrit është duke u hetuar”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit