Ditën e sotme përmes avokatëve Jamarbër Malltezi ka depozituar një shtesë të ankimit të bërë në Apel kundër masës së sigurisë “arrest në burg”.
Ky vendim i tij, vjen pasi Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për dhëndrin e ish-kryeministrit.
Malltezi, aktualisht në burg, akuzohet për korrupsion pasiv mbi privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Për këtë çështje është vendosur masë sigurie edhe për Sali Berishën.
Me kërkesë të SPAK, për Berishën është caktuar masa “detyrim për paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.