-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Emigrantët drejt Shëngjinit, KiE e shqetësuar: Ka disa paqartësi!

Kryesoret

Marrëveshja midis Italisë dhe Shqipërisë për qendrat e emigrantëve ngre disa shqetësime për të drejtat e njeriut. Kështu ka deklaruar Komisionerja Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës, Dunja Mijatovic.

“Protokolli për zbarkimet dhe përpunimin e kërkesave për azil ngre një sërë pyetjesh të rëndësishme mbi ndikimin që do të kishte zbatimi i tij në të drejtat e njeriut të refugjatëve, azilkërkuesve dhe emigrantëve” tha ajo.

Garantimi që azili mund të kërkohet dhe vlerësohet në territoret e vetë shteteve anëtare mbetet një gur themeli i një sistemi që funksionon mirë, në përputhje me të drejtat e njeriut, që ofron mbrojtje për ata që kanë nevojë për të.

Prandaj është e rëndësishme që shtetet anëtare të vazhdojnë të përqendrojnë energjinë e tyre në përmirësimin e efikasitetit dhe efektivitetit të sistemeve të tyre vendase të azilit dhe pritjes, dhe që ata të mos lejojnë që diskutimi i vazhdueshëm rreth “eksternizimit” të largojë burimet dhe vëmendjen shumë të nevojshme nga kjo.

Në mënyrë të ngjashme, është thelbësore që shtetet anëtare të sigurojnë që përpjekjet e bashkëpunimit ndërkombëtar t’i japin përparësi krijimit të rrugëve të sigurta dhe ligjore që lejojnë individët të kërkojnë mbrojtje në Evropë pa iu drejtuar rrugëve të rrezikshme dhe të parregullta të migrimit”, thuhet më tej në deklaratë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit