Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi sot se brenda dhe jashtë parlamentit është bashkë me Sali Berishën, kurse për Lulzim Bashën tha se është bashkuar me shumicën socialiste.
“Po na nxisin të shkojmë drejt akteve ekstreme. Aksioni politik brenda dhe jashtë parlamentit nuk ka të bëjë me zhvillimet brenda PD-së në dy vitet e fundit. Ne jemi bashkë në parlament dhe jashtë parlamentit.
Lajmi i mirë për cdo opozitar është që opozita e gjitha bashkë është e vendosur për të bërë betejë jashtë apo brenda parlamentit. Nuk ka përçarje më brenda opozitës. Një pjesë në mazhorancë dhe pjesa tjetër në opozitë e grupuar” tha ai.
I pyetur nëse do të marrë pjesë në kuvendin kombëtar të 2 dhjetorit ku Sali Berisha pret që të konfirmohet, ai tha se “kjo çështje nuk ka qenë pjesë e rendit të ditës sot”.
Tha se me ambasadorët është takuar. “Partnerët unë i kam informuar. Me një pjesë kam pasur takime. Qëndrimi i KE-së në progres raport ishte i qartë. Një pjesë prej ambasadorëve i kam takuar”.
Berisha: Jam më i fuqishëm se kurrë, socialistët po fshihen si minjtë