-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pa patentë dhe me pistoletë në makinë, arrestohet 40 vjeçari

Kryesoret

Një 40 vjeçar është arrestuar natën e mbrëmshme në Tiranë ndërkohë që qarkullonte me makinë pa patentë dhe me armë zjarri me vete.

Nga ajo që raportohet 40 vjeçari, Arben Koçi ishte duke drejtuar makinën i pa pajisur me patentë, gjithashtu në momentin e kërkimit të lejes së drejtimit nga policia ai ka paraqitur patentën e një shtetasi tjetër.

Nga kontrolli i makinës së Arben Koçit u gjet dhe një armë zjarri e tipit pistoletë, gjithashtu në makinë ishin dhe krehërët së bashku me fishekët e armës e cila rezulton pa leje mbajtjeje.

Si pistoleta ashtu dhe makina në fund u sekuestruan në cilësinë e provave materiale.

Arben Koçi banues në Fushë Krujë u vu në pranga në fund nga policia, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve,armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit