-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Shqipëria nuk paguan detyrimet në UNESCO”, Zhupa: Margariti të japë dorëheqjen!

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka akuzuar Ministrinë e Kulturës, Elva Margariti se nuk ka shlyer detyrimet që i takojnë shtetit shqiptar në UNESCO.

Zhupa i drejtohet ministres, ndërsa kërkon edhe dorëheqjen e saj, pasi sipas demokrates, që me ardhjen e Margaritit në krye të Ministrisë në djalë, Shqipëria nuk ka paguar asnjë nga detyrimet e saj të anëtarësimit.

Duk e cilësuar këtë akt si skandal, Zhupa shprehet se “strategjia e Margaritit është zëvendësimi i UNESCO-s me AADF-në.”

“Shteti Shqiptar nuk paguan detyrimet si anëtar i UNESCO-s që nga viti 2020, me ardhjen e Margaritit si Ministre e Kulturës!

Paradoksi është se Ministrja e Kulturës, Znj, Elva Margariti, është edhe uzurpuese në mënyrë të paligjshme e pozicionit të Kryetares së Komitetit Shqiptare të UNESCO-s. Sapo ka marrë pozicionin e ministres, Shqipëria nuk ka paguar detyrimet e saj të anëtarësimit në UNESCO.

Ky përbën një akt i pashembullt shpërfilljeje ndaj UNESCO-s, por edhe cenim të dinjitetit shtetëror të Republikës së Shqipërisë.

Ky është rast flagant i cënimit të marrëdhënies tonë me UNESCO, i mbrojtjes dhe inskripimit të pasurive tona si pasuri botërore dhe një rrëshkitje në modele anti-UNESCO, duke e kthyer trashëgimininë tonë kulturore në mall tregu për orekset e fondacioneve të ndryshme.

Në vend që të ushtrojë detyrat dhe të gëzojë të drejtat e veta si Shtet Palë, përfshirë edhe eksperiencën e jashtëzakonshme të UNESCO-s në kulturë, arsim e trashëgimi, strategjia e znj. Margariti është zëvendësimi i UNESCO-s me AADF-në,” shkruan ndër të tjera Zhupa në Facebook.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit