-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Asociacioni, Lajçak takon sot Vuçiç në Beograd

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të takohet ditën e sotme me të dërguar e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-serbi, Mirosllav Lajçak.

Takimi do të mbahet në orën 11:00 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës në Beograd.

Lajçaku vizitoi Kosovën më 7 nëntor ku u takua me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, për të biseduar për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Analistët: Qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës është ashpërsuar

Më 26 tetor, në Bruksel u mbajt një takim  mes kancelarit gjerman Olaf Scholz, presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni me kryeministrin e Kosovës Kurti dhe më pas me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Takimet nuk dhanë fryte sepse Kurti kërkoi nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, për të cilën liderët u pajtuan më 27 shkurt në Bruksel dhe aneksin e saj, për të cilin u dakordua më 18 mars në Ohër. Kurti pranoi se plani i të dërguarve perëndimorë do të ishte korniza e re e negociatave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit