Mëngjesin e sotëm e ka pasur radhën Agron Çela, deputeti që kaloi nga LSI (PL) tek PS për të shkuar në SPAK.
Në orën 09:00, ligjvënësi i zgjedhur në Shkodër në zgjedhjet e vitit 2021 ngjiti shkallët e prokurorisë dhe u fut brenda.
Kamerat kapën momentin, por deputeti nuk pranoi që të fliste. Paraprakisht dyshohet se do të pyetet për aferën “CEZ-DIA”, ashtu si ish-kryetari i tij, Ilir Meta pak ditë më parë.