-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po trafikonte kanabis drejt Kosovës, arrestohet 38-vjeçari me 2 shokët

Kryesoret

Sekuestrohen rreth 32.7 kilogram kanabis në Qafë Prush ku dhe u arrestua Jetmir Krasniqi. 38 vjeçari banues në Gjakovë, u arrestua nga kontrolli në automjetin tip “Peugeot” që ai drejtonte ku shërbimet e Policisë gjetën rreth 32.7 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Sasia e lëndës, e ndarë në disa pako, u sekuestrua si provë materiale së bashku me automjetin e tij. Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, u kapen menjëherë, në Kosovë, 2 prej të dyshuarve si organizatorë të trafikimit të lëndës narkotike.

Gjithashtu strukturat policore në Kukës kanë identifikuar 3 qytetarë të tjerë të përfshirë në këtë rast. Vijon puna për kapjen e tyre, si dhe për identifikimin dhe kapjen e të tjerëve që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit