Sipas BBC mjekët kanë deklaruar për trupa të grumbulluar dhe kalbur në spital. Dr Mohamed Abu Selmia, drejtori i spitalit “Al Shifa” tha se rreth 150 trupa po dekompozoheshin, “duke lënë erëra të pakëndshme”.
Ai i tha BBC-së se autoritetet izraelite ende nuk kishin dhënë leje që trupat të largoheshin nga spitali për t’u varrosur, dhe se qentë tani kishin hyrë në ambientet e spitalit dhe kishin filluar t’i hanë trupat.
“Përreth spitalit ka trupa të pajetë për të cilët nuk mund të kujdeset apo as të varrosen apo të çohen në ndonjë lloj morgu”, tha ai. “Spitali nuk po punon më siç duhet. Është gati një varrezë.”
Ushtria izraelite e ka mohuar deklaratën duke thënë se pranë Al-Shifa, nuk ka të shtëna në vetë spitalin, as një rrethim dhe se kushdo që dëshiron të largohet mund ta bëjë këtë.