-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdekja e Dwamena-s, lojtari gjerman që luajti me defibrilator: E pashpjegueshme që e hoqi

Kryesoret

Veprimi i të ndjerit Dwamena për të hequr defibrilatorin shihet nga shumëkush si shkaku i kësaj tragjedie dhe këtë variant e mbështet në mënyrë indirekte edhe një person i cili shkroi historinë disa vite më parë për një çështje të ngjashme.

Babai i Dwamenas: Na ndihmoni që ta sjellim trupin në Ganë

Daniel Engelbreht është tashmë 33-vjeçar dhe nuk luan më futboll, por në moshën 22-vjeçare, ai u rrëzua pasi pësoi një kolaps kur luante për Shtutgart Kikers ndaj Erfurt. Ish-sulmuesit iu diagnostikua përveç miokarditit edhe aritmi kronike kardiake. Pas katër operacioneve, atij iu vendos edhe defibrilatori në zemër.

Prekëse/ Shoku përjetëson kapitenin në trup

Rreth 18 muaj pas ndërhyrjes së fundmit, ai u kthye në fushën e lojës, duke u bërë futbollisti i parë profesionist gjerman i cili luante me defibrilator. Një aparat të cilin Duamena e hoqi dhe për ish-futbollistin, kjo ishte e pakuptimtë.

“Nuk e njihja, por për mua është e pashpjegueshme që të hiqet defibrilatori. Unë kam ndaluar së luajturi futboll tani, por e di se sa e ndërlikuar mund të jetë nëse ke probleme me zemrën,” tha Engelbreht në një intervistë duke insistuar se një pajisje e tillë mund të shpëtonte jetën në fushë dhe jo vetëm.

“Sepse në fushë ka njerëz që mund të ndihmojnë. Por çfarë ndodh kur jam vetëm në shtëpi,” ishin fjalët e futbollistit i cili i dha fund karrierës së tij në vitin 2017 pas insistimit të familjarëve.

Kapiteni vdiq në fushë/ Agjenti i Dwamenas: Ai besonte në Zot, jo në shkencë

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit