-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fituan betejën e parë, studentët: Dhamë leksione!

Kryesoret

Gjykata Kushtetuese një ditë më parë pezulloi ligjin për për studentët e mjekësisë, të cilët në deklaratat për mediat janë shprehur se ky është një triumf i arritur prej tyre dhe se kanë dhënë një leksion për të gjithë shoqërinë.

Në deklaratat e tyre thanë të bindur se drejtësia do ti shkojë deri në fund kësaj çështje.

 “Kemi shpresë që drejtësia do triumfojë dhe jemi të bindur se asnjëherë e drejta nuk dhurohet, e drejta fitohet sepse e drejta është e atyre që luftojnë deri në fund dhe lufta bëhet për të qëndruar në këtë vend me dinjitet. Seanca do të mbahet me 21 dhjetor në orën 10:00. Kemi treguar këmbëngulje, kemi treguar që besimin dimë ta shndërrojmë në forcë, bashkim, qëndrim, unitet”, tha një prej përfaqësuesve të studentëve.

Studentët tregojnë se mësimi ka vijuar normalisht, madje duke rikuperuar dhe orët e humbura.

Në fund të deklaratave theksuan dhe një herë se kanë arritur ti tregojnë shoqërisë që studentët arrijnë të fitojnë.

Kushtetuesja pezullon ligjin që “burgos” studentët e mjekësisë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit