-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama kërkon hapjen e dosjes së 21 Janarit: Urdhrin për vrasjet e dha qeveria

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama kërkoi ditën e sotme rihetimin e dosjes së 21 Janarit, ku u vranë katër protestues. Dje Gjykata e Strasburgut deklaroi se Aleks Nikën, njërin nga personat që humbi jetën atë ditë, e vrau shteti dhe Shqipëria dështoi ta zbardhte. Kreu i qeverisë deklaroi se ky është një krim me urdhër të drejtpërdrejtë qeverie, teksa atë kohë në karrigen e tij ishte Sali Berisha dhe ministër i Brendshëm, Lulzim Basha.

Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, më e larta e të gjitha vendeve Europiane, dhe vendimet e asaj gjykate janë udhërrëfyes për Europën. Gjykata dje nxori vendimin duke, praktikisht, rrëzuar të gjithë procesin farsë që është zhvilluar në Shqipëri për 21 Janarin dhe duke nënvizuar, atë që është më elementarja, do të ishte gjykuar zinxhiri i komandimit.

Nuk është fjala, cili nga plumbat, që dolën nga foletë e armëve vrau dhe cili nuk vrau. Janë qëlluar pafundësi plumbash ndaj protestuesish që nuk paraqitnin asnjë rrezik për askënd. Dhe prandaj çështja është si ka mundësi, që pushkët e shtetit vranë qytetarë të këtij shteti dhe si ka mundësi pasi u vranë si pasojë e hapjes së një zjarri të komanduar nga maja e zinxhirit.

Ky vend nuk ka asnjë lloj drejtësie të drejtë, por rivrasje të dytë, poshtërim të familjeve, që humbën njerëzit e tyre. Ky vendim është mëshirimi më konkret, që drejtësia mund të vonojë, por drejtësia nuk harron. Është një krim shtetëror, me urdhër të drejtpërdrejtë qeverie” tha ai.

Strasburgu foli/ Berisha: 100% dakord për rihetim të 21 janarit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit