-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dialogu Kosovë-Serbi, sot në Bruksel zhvillohet takimi i radhës

Kryesoret

Do të mbahet sot në Bruksel takimi i radhës mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç. Takim i cili zhvillohet në kuadër të dialogut ndërmjet dy vendeve.

Qeveria e Kosovës njofton se në këtë takim do të trajtohet zbatimi i Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit, Aneksit Implementues të 18 marsit dhe plani i ri për ecjen përpara i 21 tetorit, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

“Ky është takimi vijues i këtij procesi pas atij të 26 tetorit me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe BE-së, ku Republika e Kosovës theksoi qëndrimet e saj e gatishmërinë për nënshkrim dhe zbatim të të marrëveshjeve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Brukseli që ndërmjetëson dialogun Kosovë-Serbi, por edhe SHBA-ja, vazhdimisht kërkojnë nga dy palët që të arrijnë një marrëveshje finale gjithpërfshirëse ku adresohen të gjitha çështjet.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit