-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Jemi në formë mjaft të mirë”/ Kombëtarja “top” niset drejt “finales” së parë!

Kryesoret

Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e djeshme seancën e radhës dhe të fundit stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet kualifikuese të “EURO 2024” kundër Moldavisë më 17 nëntor në transfertë. Ndryshe nga ditët e tjera, dje 24 lojtarët e thirrur nga trajneri Silvinjo u stërvitën në stadiumin ‘Air Albania’.

E gjithë skuadra, sipas FSHF-së gëzon shëndet të plotë dhe është në formë mjaft të mirë fizike në prag të ndeshjes së parë ndaj Moldavisë. Skuadra mori ngarkesë të plotë fizike, ndërsa stërvitja e ditës së djeshme u fokusua më shumë te loja me top.

Kombëtarja shqiptare sot u nis drejt Moldavisë, me përballjen që do të luhet më 17 nëntor. Në 20 nëntor, Shqipëria do të presë përfaqësuesen e Ishujve Faroe në stadiumin “Air Albania”. Na duhet vetëm një pikë në dy ndeshjet e fundit për të siguruar kualifikimin në “EURO 2024”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit