-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marrëveshja Itali-Shqipëri, zv/drejtori i emigracionit: Jo i papritur, ka pikëpyetje për zbatimin

Kryesoret

Marrëveshja e firmosur javën e shkuar në Romë mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama për ndërtimin në territorin shqiptar të dy qendrave pritëse për migrantët që nisen nga Afrika e Jugut drejt Italisë, vijon të shkaktojë debate të gjera.

Qeveria shqiptare, miratoi një ditë më parë tekstin e saj, I cili pritet që tani t’i nënshtrohet debatit në parlament, ku kjo marrëveshja duhet të ratifikohet. Opozita shqiptare e ka kundërshtuar atë, por Partia Socialiste e zotit Rama, ka numrat e nevojshëm për të marrë miratimin, duke qenë se kërkohet vetëm një shumicë e thjeshtë votash.

Zëvendës Drejtori dhe Përgjegjësi për Europën në Qendrën Ndërkombëtare të Migracionit Miks me seli në Amsterdam, Roberto Forin thotë se marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë, nuk ishte e papritur, pasi Europa, po dështon të zgjidhë problemin e emigrantëve.

Roberto Forin: Në përgjithësi do të thosha se kjo nuk është diçka e papritur. Është fakt se zgjidhja europiane për problemin e emigrantëve që mbërrijnë në vendet bregdetare në Europë, përfshirë Italinë, Greqinë dhe Spanjën, është një çështje që vazhdon prej shumë vitesh dhe pavarësisht përpjekjeve të shumta, deri tani nuk ka patur shumë përparim në drejtimin e duhur, ndaj, vendimi i Italisë për këtë propozim nuk erdhi papritur. Ajo çka propozohet është trajtimi i të paktën një pjese të procedurave për azil në një vend tjetër, i cili nuk është pjesë e Bashkimit Europian dhe kjo nuk është diçka e re. Kemi parë të njëjtën qasje së fundmi nga Britania me Ruandën, si dhe nga vende të tjera, si Danimarka, e cila ka njoftuar se po shqyrton të njëjtën mundësi./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit