-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohen 8 doganierë dhe një efektiv policie

Kryesoret

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kryer aksione në disa vende në komunat veriore të Kosovës, ku janë arrestuar tetë zyrtarë të Doganës dhe një polic.

“Aksioni është duke u zhvilluar ne urdhër të Prokurorisë Speciale, për veprat penale të korrupsionit, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare” kanë thënë nga prokuroria.

“Koha” shkruan se zyrtarët dyshohen për keqpërdorim të detyrës me kontrabandistë të mallrave. Aksioni i Prokurorisë është asistuar nga Policia e Kosovës.

Drejtoria e Hetimeve brenda Doganës ka thënë se tash e dy vjet i ka pasur nën hetim 10 zyrtarë doganierë, të dyshuar për veprat penale; keqperdorim të detyrës zyrtare.

Nga Dogana e Kosovës thanë se në mesin e 10 të dyshuarve, drejtoria e hetimeve brenda doganës ka arrestuar 8 zyrtarë doganierë, ndërsa një polic është arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit