Një shqiptare bëhet figura kryesore në botën e inteligjencës artificiale. “The New York Times” shkruan se për vite, Mira Murati ka punuar në prapaskenë në OpenAI, duke mbikëqyrur zhvillimin dhe shpërndarjen e produkteve revolucionare si ChatGPT dhe DALL-E. Tani, ajo po del në qendër të vëmendjes si shefe e përkohshme e saj ekzekutive.
Murati 34 vjeç, u ngrit në pozicionin kryesor në kompaninë e profilit të lartë të premten kur bordi i drejtorëve të OpenAI rrëzoi Sam Altman, bashkëthemeluesin dhe shefin ekzekutiv të kompanisë. Kompania tha se zonja Murati kishte një “grup aftësish unike” dhe do të ofronte “një tranzicion të qetë ndërkohë që do të kryente një kërkim zyrtar për një CEO të përhershëm”.
Ndonëse ka mbajtur titullin e shefes së teknologjisë që nga viti i kaluar, punonjësit aktualë dhe të mëparshëm thanë se zonja Murati kishte funksionuar si drejtuese e operacioneve të kompanisë. Ajo u sigurua që inxhinierët e saj të zhvillonin versionet e ChatGPT në orar.
“Ajo ka një aftësi të demonstruar për të mbledhur ekipe me ekspertizë teknike, zgjuarsi tregtare dhe një vlerësim të thellë për rëndësinë e misionit” shkroi Satya Nadella, shefi ekzekutiv i Microsoft.