Sali Berisha refuzoi që të paraqitet ditën e sotme në SPAK përpara oficeres së policisë gjyqësore. Tashmë është në dorën e prokurorisë si do të veprojë pas dy refuzimeve të ish-kryeministrit. A do të kërkojë masë më të fortë?
Refuzon SPAK-un, Berisha futet në Parlament, socialistët shkojnë një orë para
A do ta marrë me forcë? Kjo mbetet për t’u parë. Por Fatmir Bektashi është paraqitur. Bektashi që akuzohet për korrupsion dhe pastrim të veprës penale, për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani ka respektuar vendimin e gjykatës.