“Sot do të kalojë karrigia mbi ju. Jo mbi gardistët. Nuk jumbrojnë dot këta ju”. Ky ishte paralajmërimi i Flamur Nokës për ministrat socialistë.
Seanca e sotme plenare nuk ka nisur ende, por tensionet mes Gardës së Republikës dhe deputetëve të Rithemelimit kanë filluar tashmë.
Nga pamjet e siguruara nga brenda sallës së Parlamentit shihen forca të shtuara të Gardës, karrige të përmbysura pranë foltores dhe ligjvënës të grupimit të Berishës të cilët kanë nisur edhe përplasjet.
Ndërkohë, Sali Berisha, po komunikon me ndjekësit e tij “live” nga Facebook-u.