Pa nisur seanca në sallën e Kuvendit ka tensione mes palëve politike. Punonjësit e Gardës janë rreshtuar pranë foltores dhe ulëseve të PS-së, ndërkohë që deputetët e opozitës nuk heqin dorë nga përpjekjet për të bllokuar punimet e Parlamentit.
Sali Berisha u fut LIVE në Facebook. “Ja ku më del Edi Rama, duke më ndjekur Facebook-un tim, struku, struku, se je i pashpresë, je i pari që ia mbath. Po e ndjek seancën nga dhoma tjetër”.
“Hajde, hajde, mos bëj si cub, hajde këtu Ulusi”- ishte thirrja e Flamur Nokës për Ulsi Manjën, më pas grumbulloi karriget në foltore.