Deputetët e PS-së dhe të PD-së ndahen nga Garda në sallë, si kurrë më parë. Ajo që Gazment Bardhi paralajmëroi dy ditë më parë përmes një fotoje që Garda do të ishte në Parlament ditën e sotme është bërë realitet.
Lindita Nikolla përmes burimeve nga Kuvendi e mohoi denoncimin e Bardhit, por kryetarit të grupit të PD-së i doli fjala. “Ku është ajo mashtruesja”- pyeti Bardhi i revoltuar.
“Sapo kemi nisur mosbindjen civile” tha Berisha. Pas debateve dhe shtyrjeve me gardën, nuk i kurseu batutat me socialistin Toni Gogu. “Pastor me cfarë do të mbrohesh me gardistë apo mësimet e Zotit, je larguar prej tyre”.